jane miratuar propozime per ndryshime dhe plotesime te shtate ligjeve per kontroll te licencave dy here ne vit 67e2f7b55feab

Janë miratuar propozime për ndryshime dhe plotësime të shtatë ligjeve për kontroll të licencave dy herë në vit

March 25, 2025
min lexim

Shkup, 25 mars – Qeveria sot miratoi propozimet për ndryshime dhe plotësime të shtatë ligjeve që janë në kompetencë të Ministrisë së Transportit, ndërsa me të cilat do të vendoset detyrim që dy herë në vit të bëhet kontroll i të gjithë poseduesve të licencave.

Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit tragjike, siç bëjnë të ditur nga Qeveria, synimi është kryerje e kontrolleve më të shpeshta për të gjithë poseduesit e licencave, lejeve dhe autorizimeve.

“Duke pasur parasysh se jepen shumë licenca, leje apo autorizime nga Ministria e Transportit, këto ndryshime ligjore synojnë të parashikojnë detyrim ligjor për të kryer atë kontroll dy herë në vit për të gjithë poseduesit e licencave të lëshuara sipas Ligjit. Kjo, sigurisht, nuk e përjashton mundësinë e kryerjes së më shumë kontrolleve sesa është paraparë me ligj, me qëllim sigurimin e shërbimeve cilësore dhe sigurisë për qytetarët që janë përdorues të këtyre shërbimeve nga personat e licencuar”, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Për më tepër, siç bëhet e ditur në kumtesë, ndryshimet ligjore parashikojnë që për kontrollet e ardhshme ankesa të mos e shtyjë ekzekutimin, pra pezullimi do të zbatohet menjëherë.

“Këto aktivitete konfirmojnë përkushtimin e Qeverisë për një përparim të vërtetë dhe konkret, që ka për qëllim përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Duke e vënë prioritetin mbi efikasitetin dhe zhvillimin afatgjatë, Qeveria mbetet e përkushtuar dhe do të vazhdojë të informojë publikun për çdo hap të ndërmarrë”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski paraprakisht informoi se nga mbi 3.100 licencat në fushën e ndërtimtarisë dhe urbanistikës që janë kontrolluar deri më tani, 479 janë konstatuar se nuk funksionojnë në mënyrë të rregullt, prandaj do t’u hiqen subjekteve juridike. Ai ka bërë të ditur se lista do t’u dërgohet institucioneve përkatëse për veprime të mëtutjeshme dhe se me ndryshime ligjore kontrollet e tilla do të jenë të detyrueshme çdo gjashtë muaj dhe jo në baza vullnetare si më parë.

“Qëllimi nuk është ndëshkimi, por kompanitë që kanë rënë dakord vullnetarisht me kushtet që i parashikon ligji për t’i plotësuar ato. Fenomeni është që në momentin e paraqitjes së aplikacionit i plotësojnë kushtet, e pastaj nuk i plotësojnë ato kushte”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mustafa imeri dejtor i filharmonise se rmv se 67e2f7b25dcae
Story i mëparshëm

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

zgjedhjet majko ne po luajme ne sulm pd nuk respektoi primaret 67e2fd155a031
Story i radhës

Zgjedhjet/ Majko: Ne po luajmë në sulm, PD nuk respektoi primaret

Të fundit nga

Kryeparlamentari Gashi uron Natën e Kadrit!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë Natën e Kadrit. “Nata e Kadrit është nata e lavdishme, ku shpirti ndjen më shumë afërsi me Krijuesin. Ajo është natë e begatisë,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë