Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 159 sanksione, nga të cilat 54 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë për vozitje pa patentë shofer, 11 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë kontrollit aksionar janë shqiptuar edhe 12 masa për përdorimin e celularit, 54 për parkim të paligjshëm.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.