Janë gjetur armë dhe municione gjatë kontrollit në Lubanci të Shkupit

April 13, 2022
1 minut lexim
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se D.K. (75) nga fshati Ljubanci është privuar nga liria pasi janë gjetur armë dhe municione gjatë kontrollit në shtëpinë e tij me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
“Gjatë kontrollit janë gjetur një revolver “Zastava”, një revolver “Ekol viper”, një pistoletë sinjalizuese, tre korniza municionesh, dy tuba silenciator, 24 fishekë, gjashtë korniza pushke, një hark “Lightning by Barnet”, katër shigjeta harku”, qëndron në kumtesën e MPB-së.
D.K. gjatë ditës do të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet padi përkatëse.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putin nuk dorëzohet: Rusia do t’i drejtojë eksportet drejt vendeve që kanë nevojë për to

Story i radhës

Korrupsioni dhe kufizimi i lirisë së medias, Kurti e Osmani e përjetojnë për herë të parë raportin amerikan

Të fundit nga

ShkoLartë