“Janë çështje mes Zotit e robit” – Imam Sejdiu: Në ditën e gjykimit secili do të përgjigjet për veten

April 12, 2023
1 minut lexim

Imam Bahri Sejdiu ka folur rreth rastit sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla pas një videoje të publikuar ku ky i fundit i kritikon hoxhollarët që kishin pranuar një veturë të tipit “Mercedes” si dhuratë.

Sejdiu duke e dënuar këtë sulm, tha se gjuha e urrejtjes ndaj gazetarit Syla nëpër rrjetet sociale nuk mund të kontrollohet nga BIK-u.

Ai theksoi se deklarata të tilla e dobësojnë edhe besimin e njeriut dhe se gjuha e përdorur në komente kundër Sylës, nuk është në kompetencë të BIK-ut.

“Në të gjitha xhamitë e Kosovës promovohet toleranca dhe largimi nga fyerjet dhe sharjet. Sepse ato e dobësojnë besimin e njeriut. Të largojnë nga ajo që t’i thërret e beson. Deklaratat e rrjeteve sociale ne nuk mund t’i kontrollojmë. Ato deklarata dobësojnë edhe besimin e njeriut. Islami është tolerancë e paqe. E, jo për të shpallur luftra të ndryshme jo këta e pret zjarri e xhehnemi. Këto s’janë kompetenca tonat.”, deklaroi Sejdiu.

Ndëshkime ndaj deklaratave të tilla, sipas tij janë çështje mes “Zotit e robit”.

“Janë çështje mes Zotit e robit. Në ditën e gjykimit secili do ta jep llogarinë për vetën e vet. Ne nuk guxojmë t’i ndëshkojmë njerëzit.”, u shpreh imam Sejdiu. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Beteja për akuzat e Dick Martyt në KiE, Shqipëria kërkon rrëzim të raportit

Story i radhës

​SHBA sanksionon mbi 120 subjekte që mbështesin pushtimin rus të Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë