Jamie Foxx rikthehet në ekran! Aktori lajmëron rikuperimin nga sëmundja falë familjes së tij

July 22, 2023
1 minut lexim

Aktori Jamie Foxx ka lajmëruar rikthimin e tij në punë pasi u shtrua në spital në fillim të këtij viti.

Në prill, vajza e yllit të kinematografisë, Corrine Foxx tha se ai kishte përjetuar një “komplikacion mjekësor”, por familja nuk dha detaje rreth çështjes së tij shëndetësore.

Në një postim në Instagram të shtunën, Foxx falënderoi familjen e tij që i mbajti detajet në lidhje me shëndetin e tij “hermetike”. Heshtja çoi në spekulime, tha humoristi, por ai siguroi fansat se nuk ishte i paralizuar apo i verbër.

Duke folur për herë të parë që kur u lirua nga spitali, Foxx falënderoi ndjekësit në rrjetet sociale për mesazhet e mbështetjes. “Unë as që mund të filloj t’ju tregoj se sa më çoi dhe si më ktheu”, tha ai.

Ai shpjegoi se megjithëse shumë njerëz ishin të etur për të dëgjuar rreth gjendjes së tij shpirtërore, ai nuk donte që fansat ta shihnin atë me tuba ende pa asnjë dijeni nëse do t’ia dilte apo jo.

“Dua që të më shihni duke qeshur, duke kaluar një kohë të mirë, duke bërë një festë, duke bërë shaka, duke bërë një film [ose] shfaqje televizive”, shtoi Foxx.

“Motra ime Deidra Dixon, vajza ime Corrine me të vërtetë më shpëtuan jetën,” tha 55-vjeçari, duke shtuar se ai ishte në gjendje ta bënte videon vetëm për fansat e tij.

Foxx sqaroi se privatësia gjatë sëmundjes së tij kishte qenë jetike për të. “Nuk mund t’ju them se sa e mrekullueshme është që në momentin që familja juaj përballet me një problematikë të tillë, ata vendosin të qëndrojnë hermetik, duke mos lënë asnjë informacion të rrjedh jashtë. Ata më mbrojtën dhe kjo është ajo që shpresoj që të gjithë të mund të kenë në momente si këto, privatësi.”

Në maj, vajza e tij tha se Foxx ishte liruar nga spitali për “javë” dhe po shërohej mirë. Aktori raportohet se ishte në një spital në Atlanta, Georgia, ku kishte filmuar filmin ” Back In Action” të Netflix së bashku me Cameron Diaz .

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë”, ujësjellësi zbulon 10 kyçje ilegale

Story i radhës

Begaj dhe Pendarovski, vizitë pune në Pustec dhe Pogradec

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë