Kolumbiani James Rodriguez në verë do të kthehet në Evropë. Mediumet e huaja kanë njoftuar të hënën se Jamesi është në negociata me skuadrën e Galatasarayt që po insiston në transferimin e tij.
James është i gatshëm të largohet nga Al-Rayyani në Katar për të luajtur në elitën e futbollit të Turqisë.
Negociatat mes palëve tashmë kanë filluar dhe gjithçka mund të mbylle nëse ekipi turk i ofron atij të Katarit rreth dhjetë milionë euro.
James në fillim të këtij sezoni u largua nga Evertoni për t’u transferuar te Al-Rayyani, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Në Katar, James ka shënuar pesë gola dhe ka bërë po aq asistime në 12 paraqitje.