Basketbollistja amerikane Brittney Griner vijon ende të jetë në burg në Rusi. E arrestuar që në shkurt dhe e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike (iu gjet vaj kanabisi në çantë), ajo pritet të vuajë një dënim të rëndë, ndërkohë që së shpejti do të dalë vendimi i gjykatës.
Ylli i NBA-së, LeBron James, një aktivist dhe mbështetes i të drejtave, ka ngritur zërin përmes rrjetet sociale, duke dalë kundrë qeverisë amerikane. “Pyes veten se si mund të ndihet Brittney me vendin e saj, Amerikën, që po hesht. Të isha vë vendin e saj do të pyesja veten: A dëshiroj vërtet të rikthehem në Amerikë?”, ka qenë komenti i “king James”.
Më tej, basketbollisti i Lakers ka sqaruar këtë deklaratë: “Nuk doja të sulmoja vendin tonë të bukur.
Për t’i rënë shkurt, kërkoja të imagjinoja ato ndjesi që mund të kishte Brittney, mes mijëra emocionesh të tjera, e mbyllur në një burg prej më shumë se 100 ditësh”.