james bond i kosoves per cka e per ke akuzohet se spiunoi shabani te serbia 67dd17a6b7457

“James Bond i Kosovës”– Për çka e për kë akuzohet se spiunoi Shabani te Serbia?

March 21, 2025
min lexim

Si vishen, si punojnë, cilat metoda dhe pajisje i përdorin spiunët?

Këto informacione i kërkoi në Google dhe i ruajti Bedri Shabani, në pajisjet të cilat i ka në duar Prokuroria Speciale e Kosovës.

60-vjeçari nga Firaja e Shtërpcës, i cili punoi si doganier në regjimin e Millosheviqit, po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se bashkëpunoi me Shërbimin e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, të njohur si BIA, deri në momentin e arrestimit, më 5 qershor të 2023-ës.

“James Bond”, si ia kishte lënë vetes nofkën Shabani, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh, në seancën e 17 marsit, raporton Kiks Kosova.

Sipas aktakuzës 55 faqëshe, të cilën e ka siguruar Kiks Kosova, Bedri Shabani ka pasur komunikime dhe takime të vazhdueshme me Sërgjan Rosiqin, shefin e BIA-së për Pançevë, Serbi, dhe me Bogolub Janiçeviqin, ish-komandant rajonal i Policisë në regjionin e Ferizajt para luftës së fundit dhe udhëheqës i operacionit të masakrës së Reçakut.

Specialja po e akuzon Shabanin se ia ka dhënë zyrtarit të BIA-së serbe emrat e mbiemrat e mjekëve, kirurgëve, anesteziologëve të cilën kanë punuar në spitalin e improvizuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Mollopolc të Shtimes, dhe ka kërkuar prej tij që këta emra dhe informacione t’ia dërgojë Prokurorisë Speciale në Hagë.

Në dosjen e Shabanit, thuhet se ai ka përpunuar fotografi dhe skica të cilat ia ka dërguar Rosiqit, duke tentuar të provonte se në këtë spital “mund të jenë bërë transplantime të organeve njerëzore”.

Në duart e Prokurorisë është edhe një skicë që 60-vjeçari akuzohet se e ka bërë si i arrestuar i UÇK-së, si dhe hierarkinë e kësaj ushtrie, ku kishte shkruar se është arrestuar në fillimgushtin e 99-ës nga UÇK-ja dhe se gjoja ishte dërguar në spitalin ushtarak në Mollopolc.

Prokuroria ia gjeti Bedri Shabanit 60 fotografi, të cilat përfshijnë skica e diagrame, duke përshkruar veprimet e eprorëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së, mënyrën se si pretendon se është arrestuar dhe trajtimin që ka marrë gjatë ndalimit.

Përveç informacioneve me të cilat Shabani akuzohet se tentonte ta lidhte Spitalin e UÇK-së në Mollopolc me të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri dhe klinikën “Medicus” në Prishtinë, mbi Bedriun rëndon edhe akuza se ka nxjerrë materiale dhe informacione për objektet e përdorura nga UÇK-ja, pastaj rrugën e përdorur nga ushtarët e UÇK-së për dërgimin e të plagosurve gjatë luftës, përmes vizatimit të hartave dhe fotografive, të cilat ia kishte dërguar BIA-së serbe.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sot nis java e frankofonise 67dd03926b60c
Story i mëparshëm

Sot nis ‘Java e Frankofonisë’

haradinaj krenar me fitoren e kosoves ndaj islandes perpara kosove 67dd1b65a26c1
Story i radhës

Haradinaj krenar me fitoren e Kosovës ndaj Islandës: Përpara Kosovë

Të fundit nga

Javën e ardhshme priten reshje të rrëmbyeshme

Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas parashikimit, procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme kur reshjet
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë