James analizon dështimin e Chelsea-t

July 26, 2023
1 minut lexim

Anësori i Chelseas Reece James në një intervistë përkrahë trajnerit Mauricio Pochetino është shprehur se Chelsea dështoi të arrinte objektivat për shkak se shumë lojtarë nuk dëshironin të qëndronin në klub, prandaj ata nuk luanin me dëshirë për fanellën.

“Blutë” e mbyllën sezonin në vendin e 12 me 44 pikë, 27 pikë larg zonës Champions dhe në sezonin e ri ata ja kanë besuar drejtimin e ekipit trajnerit argjentinas Mauricio Pochetino me shpresën se këtë vit gjërat do të shkojnë më mirë. Mbrojtësi i Anglisë deklaroi se sezoni i kaluar ishte më i vështiri në karrierën e tij.

“Sezoni i kaluar ishte padyshim më i vështiri në karrierën time, por tani e ndjej se jemi në rrugën e duhur, sigurisht kjo ndodhi sepse shumë lojtarë nuk donin të ishin këtu sezonin e kaluar.

Tani ne jemi këtu për një nisje të re dhe duam të ecim përpara. Që kur ka ardhur trajneri i ri bashkë me stafin, në ekip janë futur energji të reja dhe ne jemi gati për sezonin e ri”, tha anglezi.

James nuk përmendi emra gjatë intervistës së tij, por padyshim që këto fjalë kanë qenë për lojtarët të cilët lanë ekipin gjatë kësaj merkatoje.

Lojtarë si Havertz, Mount apo Kovacic lanë “Blutë” në fillim të merkatos për t’iu bashkuar rivalëve të Chelseas në Premier League si Arsenali, Manchester United dhe Manchester City.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Krasniqi: Kosova s’ka qenë asnjëherë më keq ndërkombëtarisht që nga viti 1989

Story i radhës

U shkarkua nga Financat? Ibrahimaj: Thashetheme vere!

Të fundit nga

ShkoLartë