“Jam Sali Berisha unë”- Ish kryeministri del me një zotim para demokratëve pas shpalljes non grata

min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha foli gjatë Kuvendit Kombëtar të PD për shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha deklaroi se është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes nëse paraqesin një fakt apo provë kundër tij. Megjithatë Berisha u shpreh se kurrë nuk mund ta pranojë gënjeshtrën për të vërtetë.

“Opozita është para të gjithash pushtet moral. Ata janë burra dhe gra, të rinj dhe të reja të thjeshtë. Pseudopozita është thjesht një limon i shtrydhur. Është një fasadë ku nuk do askush të banojë, Ja ku jemi sot opozitë e vërtetë. Në këmbë të gatshëm për çdo betejë. Përsëri lidhur me këtë çështje dua të shtoj disa gjëra. Është po e njohur që unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ka asnjë fakt provë apo dokument.

Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i Ramës dhe Soros. Cilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Theksoj që unë jam Sali Berisha. Kurrë nuk e pranoj për të vërtetë. Jam mirënjohës pa kufij ndaj jush që ndani me mua këtë qëndrim. Ne merremi me veten tonë por ky Kuvend shënon fundin e këtij kapitulli. Hap kapitullin e përballjes me qeverinë më të korruptuar të Europës.

Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë. Ndaj dhe ne para së gjithash dhe mbi të gjitha duhet të bëjmë gjithçka për t’u kthyer të rinjve shpresën. Detyrë e vështirë por e mundshme”, deklaroi Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare

Story i radhës

Shqiptarët e ​Kosovës blejnë barna më së shtrenjti në rajon, këtë vit pritet miratimi i ligjit që rregullon çmimet

Të fundit nga