“Jam në shok”, Livia akuzon Mevlanin për tradhëti: Flisnim në kamer gjithë kohën, më kërkoi të futeshim çift…

min lexim

Livia Brunga, e ftuar në Goca dhe Gra, ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e saj me ish-konkurrentin e Për’puthen, Mevlan Shaba.

Ajo e ka quajtur tradhtar Mevlanin, sepse sipas saj gjatë kohës që kanë qenë në një lidhje bashkë, ai ka krijuar një lidhje romantike me një vajzë tjetër, me të cilën janë në pritje të një fëmijë.

“Jam në shok sepse nuk e kam pritur këtë lajm. Nuk e dija më ka rënë në kokë si rrufe. Nuk kam fjetur atë natë, jam në shok. Unë u ktheva në Itali në janar, por historia jonë ka zhvilluar gjithmonë. Kam shkuar në Itali për disa punë dhe do kthehesha prap.

 Ne ishim në kontakt, unë e quaj lidhje. I thonim njëri tjetrit ‘natën e mirë, të dua’. Ka qenë një marrëdhënie toksike, por tani po e kuptoj nga ana e kujt ishte.  Unë doja një normalitet, nga ana e tij kishte gjithmonë arsye për t’u ndarë. Në fillimet tona, pas dy muajsh tentoi të më linte shtatzënë, mendoj që ka ndodh shumë shpejt edhe mes tyre. Nuk ka mundësi të kenë një vit bashkë. Para se të nisesha për në Itali unë shkoja te prindërit e tij, ai ka ardhur te mami im”, është shprehur Livia.

Ajo tregon se nuk ka asnjë kontakt me partneren e Mevlanit, ndërsa familjarët e tij e kanë kontakuar.

“Ne flisnim gjithë kohën në kamera kur ishim në distancë, prandaj them që nuk mund të ishte i lidhur me askënd tjetër. Ai ka pasur gjithmonë dëshirë një gocë ta mbyllte te shtëpia, te mami. Jam ndjerë shumë keq, jam unë viktima. Deri në natën e fundit ishte në video call me mua, po më tregonte veshjen. Nuk folëm gjatë shtatorit, por po planifikonte pushime. Më ka ardhur ftesa të hyrë në atë reality show çift dhe ai tha po, po unë nuk kam pranuar”, ka treguar ajo.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Hailey Bieber shkëlqen në sesionin e ri fotografik

Story i radhës

Hyundai ka një shef të ri

Të fundit nga