“Jam martuar 13 vjeçe, kur hyri burri…”/ Erioni puth në buzë Mikelën në sy të gjyshes

min lexim

Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka qenë mjaft e veçantë, pasi në studio ishte e ftuar gjyshja e njërës nga konkurrentet.

Mikela kishte marrë gjyshen me vete, e cila tha se nuk kishte asnjë vërejtje për mbesën e saj.

“Nuk bërtet. Mikela bërtet atje ku e shikon se nuk ecën mirë puna. Tani puna i ka këto. Dua vetëm një porosi, po të jetë mundësia që ta mbani pak inatin, të mos i fyeni gocat se i kemi pikë të dobët. Shyqyr që ka ardhur kjo kohë se jam martuar 13 vjeçe me një burrë 30 vjeç. Kur hyri burri, u përplasa nga njëri cep në tjetrin, u tremba. Nuk ia ktheja dot babait se atij nuk i kthehej fjala në atë kohë”, tha gjyshja.

Image

Gjyshja

Ndërsa Mikela bëri një takim katër minutash në studio me Erionin.

Ajo e pyeti konkurrentin për momentin më të hidhur dhe ai komentoi takimin e saj me Bledin, kur mendoi se po shfrytëzohej.

Image

Mikela dhe Erioni

“Momenti i pianos se edhe pse kishte vajza të tjera, isha i fokusuar tek ti. Ndjeja se po më shfrytëzoje dhe fillova me të miat duke përdor me disa e duke dal me disa”, tha Erioni.

Ndërsa momentin më të bukur e lidh me puthjen që i dha. Pas kësaj, të dy shkëmbejnë puthje në buzë dhe Mikela duke qeshur thotë: “Jo në sy të nënës se është turp.”

Image

Mikela dhe Erioni

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Macron dhe Emiri i Katarit po tentojnë ta bindin Mbappen që të qëndrojë te PSG

Story i radhës

Shangai shtyn masën e izolimit për afat të pacaktuar

Të fundit nga