Jakimovski thotë se VMRO-DPMNE-ja po bllokon investimet në Karposh

1 minut lexim

Kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski në “Click21” në TV21 tha se në këtë komunë presin investime prej rreth 1,6 miliardë eurove, të cilat nuk mund të realizohen për shkak të obstruksioneve në Këshillin e Komunës nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Jakimovski tha se me urdhër të kryetarit të partisë ata tentojnë të bllokojnë miratimin e planeve urbanistike.

“Për momentin obstruksionet janë nga Këshilli dhe një nga arsyet kryesore se pse e ndërpremë koalicionin me VMRO-DPMNE-në është pikërisht obstruksioni në Këshill. Imagjinoni, duhet të vendosim një plan urbanistik në anketë që ta shohin qytetarët, pa e miratuar këshilltarët.

Kur pyeta se pse dëshironi që kjo pikë të tërhiqet nga rendi i ditës, ata heshtën, i pyeta disa herë, ju lutem, keni ndonjë koment? Nuk kanë asnjë kundërshtim, politikë e pastër, gjegjësisht urdhër nga kryetari i një partie politike që të bllokohet miratimi i planit urbanistik”, thotë Jakimovski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbi 75 mijë ushtarë rusë “të vrarë apo të plagosur në luftë”

Story i radhës

Mesfushori shqiptar prezantohet te skuadra e Bundesligës

Të fundit nga