jahoski mbetet ne paraburgim gjykata penale e refuzoi oferten per lirim me kusht 6807c57df34b0

Jahoski mbetet në paraburgim, Gjykata Penale e refuzoi ofertën për lirim me kusht

April 22, 2025
1 minut lexim

Asmir Jahoski do të qëndrojë në paraburgim pasi Këshilli Penal sektori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të Gjykatës Penale në Shkup e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për të zëvendësuar masën e paraburgimit me garancion.

Siç njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, “gjykata duke vlerësuar të gjitha rrethanat që lidhen me hetimin, dhe përskaj dhënies së mendimit pozitiv të prokurorit publik, konsideron se në këtë moment ende ekzistojnë rrethanat për ekzistimin e masës së caktuar të paraburgimit nga pika 2 e nenit 165 paragrafi 1 i Ligjin për procedurë penale, gjegjësisht rrethanat të cilat thonë se mund ta pengojë hetimin duke ndikuar tek dëshmitarët si dhe se mund të fsheh, falsifikojë dhe shkatërrojë gjurmët e veprës penale, nga shkaqe që procedura hetuese ende është në rrjedhë dhe se ende ndërmerren aktivitete të tjera hetuese për grumbullimin e dëshmive”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Nga GJTHP njoftojnë se Jahoskit paraburgimi i është vazhduar më 8 prill 2025, pikërisht për shkaqet që parashihen në Ligjin për procedurë penale.

Kundër këtij vendimi Jahoski ka të drejtë ankese deri në 3 ditë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

addison rae heq rrobat ne fotosesionin e ri te elle teksa flet per dashurine dhe pasionin 6807c14b964db
Story i mëparshëm

Addison Rae heq rrobat në fotosesionin e ri të Elle, teksa flet për ‘dashurinë dhe pasionin’

drobnjak 2030 eshte synim real per anetaresimin e maqedonise se veriut ne be 6807c580c749c
Story i radhës

Drobnjak: 2030 është synim real për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Të fundit nga

Egli bën ndryshimin e parë në pamje

Është një nga emrat me të komentuar në rrjetet sociale dhe mediat roze. Fjala është për ish-finalisten e BBVA, Egli Tako. Lidhja e saj me Gjestin bëri që Egli të merr vëmendje
ShkoLartë