“Ja, VLEN-i largohet nga Qeveria, por çfarë bëjmë?” – pyet Taravari

November 4, 2024
1 minut lexim


Arben Taravari në Click Plus ka deklaruar se deri në janar të 2025, do të bëhen ndryshimet kushtetuese, por zgjodhi të komentojë edhe mundësinë e daljes nga Qeverit të VLEN-it.

Taravari tha se nëse VLEN-i vendos të dalë nga Qeveria, atëherë çfarë do të ndodh sepse nga ana tjetër BDI thotë se ata nuk do të hyjnë në Qeveri e kurse VMRO dhe ZNAM kanë 61 vota të deputetëve.


“Ia kemi dhënë kusht vetes që deri në janar të 2025 të bëhen ndryshimet kushtetuese. E shoh se dikush prej analistëve politike thotë se: “A thatë ju që do ta kushtëzoni Qeverinë se nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, nuk do të hyni në Qeveri?”. Ja, unë ju them hipotetikisht, Aleanca nuk është në Qeveri? Ja, VLEN-i nuk është në Qeveri? A mundemi vetëm ne shqiptarët t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese? Ja, zotëri Ahmeti thotë largohuni prej Qeverisë dhe VLEN-i vendos ta dëgjojë dhe largohet nga Qeveria. Por çfarë bëjmë? Çfarë është rezultati i asaj? Ne e dimë por edhe kryeministri e tha në Kuvend se vazhdimisht ka presion, prej lidhjeve të ndryshme që ka, se na duhet gjysma e asaj që e ka VLEN-i, duke insistuar se nuk është me rëndësi sa ministri marrin vetëm për të hyrë në Qeveri. O zotëri na trego çfarë bëhet nëse dalim prej Qeverisë? A keni plan? Ju thoni se nuk hyni në Qeveri, VMRO me ZNAM-in janë, por s’mund të ketë Qeveri pa shqiptarët. Praktikisht mund të ketë sepse me ZNAM-in i kanë mbi 60 deputetë. Por sa do të jetë kjo funksionale? Zotëri Ahmeti nuk është i qartë. Le të thotë të ulemi me VLEN-in dhe të tregojë se ky është plani. Ashtu dilni ju, ne hyjmë, ne nuk hyjmë… Ne çojmë vazhdimisht njerëz që të lobojnë që BDI të hyjë në Qeveri, kjo duket paradoksale”, tha Taravari duke shtuar “se BDI në takimet me qytetarët po tregon se nuk ka ndonjë plan”.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bashkëpunuan dhe ndihmuan “Grupin e Gërçecit”, Ejup Akija është njëri nga tre të arrestuarit – I afërt me krerët e VLEN-it

Story i radhës

Thyhen xhamat e një salloni bukurie në Pogradec, i dyshuari shoqërohet në komisariat

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë