ja viti kur grate amerikane nisin te kene te drejte vote 6a83f3347b73a

​Ja viti kur gratë amerikane nisin të kenë të drejtë vote

August 18, 2026
1 minut lexim

Më 18 gusht të vitit 1920, legjislatura e shtetit Tenesi miratoi amandamentin e 19 të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Ky ratifikim u siguroi grave amerikane të drejtën e votës.

Vota e legjislaturës së shtetit Tenesi i dha fund një debati mbarëkombëtar që kishte vazhduar për më shumë se një shekull.

Në vitin 1787, kushtetuta amerikane u garantoi burrave të bardhë pronarë të drejtën e votës. Më 1869, amendamenti i 15 u dha të drejtën e votimit edhe burrave zezakë dhe ish skllevërve meshkuj.

Fushata për t’u dhënë grave të drejtën e votës përfundoi me sukses kur kushtetutës amerikane iu shtuan këto fjalë: “Qytetarëve amerikanë nuk do t’u mohohet apo t’u kufizohet e drejta për të votuar nga qeveria federale apo qeveritë shtetërore për shkak të gjinisë.” Megjithëse disa shtete u kishin dhënë grave të drejtën e votës, shumica e grave amerikane nuk mund të votonin.

Madje në disa shtete, pjesëmarrja e grave në votim ishte kundër ligjit. Por amendamenti i 19-të e ndryshoi këtë praktikë dhe si rrjedhim edhe politikën amerikane në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 1920.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

franz josef strauss zyrtari i pare perendimor qe vizitoi shqiperine komuniste 6a83f2d04648d
Lajmi i mëparshëm

​Franz Josef Strauss, zyrtari i parë perëndimor që vizitoi Shqipërinë komuniste

Të fundit nga

ShkoLartë