Ja si mund të shkohet në Kosovë me rregullat e reja anti Kovid

January 22, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një kumtese njofton se për shkak të përkeqësimit ë situatës me pandeminë KOVID-19 në Republikën e Kosovës, autoritetet e tyre dje kanë miratuar vendim të ri, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi sot.

Sipas MPJ-së, ky vendim forcon regjimin për hyrje të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me vendimin e ri, për të hyrë në Republikën e Kosovës, duhet të dorëzohet një certifikatë për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid 19, ose një certifikatë për dy doza të vaksinës së bashku me një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë. Me masën e re, kufizimet nuk vlejnë për hyrjen e të miturve deri në 12 vjet, si dhe disa përjashtime që kanë të bëjnë me transitin përmes vendit, ulje-ngritje në aeroportin e Prishtinës dhe raste të tjera në të cilat personat nuk qëndrojnë më gjatë se 3 orë në vend”, sqarojnë nga MPJ.

Ata po ashtu sqarojnë se personat të cilët nuk janë vaksinuar për arsye shëndetësore, gjatë hyrjes në Kosovë kërkohet që të kenë vërtetim nga mjeku specialist së bashku me testin PCR negativ, jo më i vjetër se 48 orë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk u vaksinuan, Italia pezullon në vend dy mijë mjekë

Story i radhës

Ibrahim Rugova, midis realitetit dhe ikonës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë