Ja se cili është tipari argëtues i personalitetit që tregon se keni inteligjencë të lartë

Njerëzit me inteligjencë të lartë priren ta kenë këtë cilësi dhe sipas studimit ekstrovertët janë ata që  marrin rezultate më të larta në testet e inteligjencës.

Njerëzit që janë miqësorë, llafazanë dhe energjikë performojnë më mirë në testet e arsyetimit verbal dhe abstract. Ekstravertët në përgjithësi janë të sigurt dhe të gëzuar dhe gjithashtu mund të jenë impulsivë, kërkues të ndjesive.

Përfundimet vijnë nga një studim që testoi efektet e muzikës në sfond në mënyrën se si njerëzit performojnë në testet e inteligjencës.

118 persona iu nënshtruan testeve të IQ-së, ndonjëherë në heshtje dhe herë të tjera me zhurmë në sfond.Zhurma e sfondit ishte ose muzikë ose zhurmë e simuluar e zyrës.Rezultatet treguan se ekstravertët morën rezultate më të larta në testet e inteligjencës, pavarësisht nëse ishin të zhurmshme apo jo.

Megjithatë, të gjithë prireshin të performonin më mirë në test në heshtje. Pra, zhurma e sfondit në përgjithësi e përkeqësoi performancën e të gjithëve. Lloji më i keq i zhurmës për performancën ishte zhurma e simuluar e zyrës. Megjithatë, ekstravertët i përballuan shumë më mirë testet në kushte të zhurmshme sesa introvertët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Biden përballet me sfidën ndërkombëtare të ndihmës për klimën

Story i radhës

Shala u dënua me 200 euro për një like! Cula thotë delegojnë refer hajgare por gjobitet me 100 euro!  

Të fundit nga