Spanja do të ketë një mbështetje të fuqishme në stadiumin “RCDE” kundër Shqipërisë.
Për miqësoren e nesërme që do të zhvillohet në orën 19:45 në Barcelonë, mediat iberike kanë bërë të ditur se janë shitur 75 % e biletave.
Kësisoj, në stadiumin ku luan Espanjoli i Keidi Bares, pritet të ketë rreth 40 mijë tifozë.
Spanja ka plot 18 vjet që nuk luan një ndeshje në Barcelonë, prandaj dhe interesimi është i madh këtë herë. Organizimi i grupimit “Barcelona me Kombëtaren” ka nisur prej ditësh.