Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se gjatë ditës së sotme për hyrje në vendin tonë pritet rreth 2 orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 15 minuta.
Ndërkohë në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Intensiteti i trafikut jashtë vendeve urbane është rritur, ndërsa komunikacioni zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata.