Në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë mëngjesit koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera nga ana jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.