​Ja sa është rritur çmimi i sheqerit në 10 vjet?

October 28, 2024
1 minut lexim

Çmimi i sheqerit ka pësuar një rritje të dukshme në dekadën e fundit, duke kaluar nga 0.69 euro-centë për kilogram, që ishte para dhjetë vitesh, në 1.20 euro-centë gjatë vitit 2023. Ndërsa, rritje të çmimit ka shënuar edhe përgjatë këtij viti, në të cilën sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në muajin shtator ky çmim ka shkuar në 1.24 euro-centë për kilogram.

Pra, sipas këtij institucioni, çmimi i sheqerit ndër vite ka shënuar rritje.

Rritje të çmimeve sipas statistikave të ASK-së kishte dhe në disa produkte të tjera ushqimore. Sipas këtij institucioni indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2 % në muajin shtator 2024 krahasuar me muajin shtator 2023.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbimet financiare (13,9%), kafja, çaji dhe kakao (10,4%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,1%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (4,9%), veshje (4,4%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4,0%), kujdesi personal (3,9%), pijet alkoolike (3,5%), pemët (3,5%), mishi (3,0%), duhani (2,9%), buka dhe drithërat (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (1,9%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Babi shih fëmijët”/ mesazhi që alarmon familjen, flet motra e 37-vjeçarit që ndodhet në Spanjë: Më tha jam në rrezik, prej ditësh…

Story i radhës

Qendra e Studentëve kërkon nga studentët të heqin dorë prej dallavereve me shitblerjen e dhomave

Të fundit nga

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të beach volley – përballet me nënkampionët e eventit. Dyshja nga Kosova, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, është afër
sqmken
ShkoLartë