Ai thuhet se fle vetëm tri orë në ditë, dhe përkundër kësaj, ai gjen forcë të jetë edhe shumë miqësor.
Ky është vlerësimi i fundit për presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, vendi i të cilit është duke u përballur me një agresion të keq nga Rusia.
Se ai është i thjeshtë në paraqitjet e tij e tregon edhe një video e fundit e publikuar në të cilën ai shihet duke marrë karrigen me vete, derisa paraqitet para gazetarëve, para një konference për media.
“Duke sjellë karrigen e tij, duke u ulur pak metra larg një turme gazetarësh, duke folur me sinqeritet dhe guxim, pa frikë nga asgjë: takoni presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një udhëheqës i vërtetë i botës së lirë”, thuhet në një përshkrim në mediat sociale.
Ndryshe, Ukraina sot gjendet në ditën e nëntë të agresionit dhe që në fillim të orëve të para të ditës ka parë një sulm në centralin e saj bërthamor të Zaporizhzhia.
Dhe pas kësaj, presidenti i Ukrainës ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.
Duke kujtuar “katastrofën globale” në Çernobil në vitin 1986, ai paralajmëroi se pasojat e një “shkrirjeje” në Zaporizhzhia do të ishin shumë më të këqija.
“Evropianë, zgjohuni ju lutem. Thuajuni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, u lut ai.
Zelensky tha se ai kishte qenë në kontakt me liderët nga SHBA, Britania e Madhe, BE, Gjermania dhe Polonia, si dhe me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, por u bëri thirrje qytetarëve të zakonshëm që të ngrenë alarmin edhe me politikanët e tyre.
Bringing his own chair, sitting few meters from a crowd of journalists, speaking his mind with sincerity and courage, not afraid of anything: meet Ukraine’s president Volodymyr Zelensky, a true leader of the free world https://t.co/yoPm3LaZhW
— Olga Tokariuk (@olgatokariuk) March 4, 2022