ja pse u ndryshua stadiumi i ndeshjes serbi shqiperi 68c94c5332873

Ja pse u ndryshua stadiumi i ndeshjes Serbi – Shqipëri

September 16, 2025
1 minut lexim

FIFA e ka aprovuar kërkesën e Federatës Serbe të Futbollit që ndeshja e ndjeshme mes Serbisë dhe Shqipërisë të zhvendoset nga Beogradi në Leskovc.

Krerët e futbollit serb, të sugjeruar edhe nga presidenti Aleksander Vuçiç e konsiderojnë më të favorshëm Leskovcin, një vend më i qetë, në krahasim me kryeqytetin serb, i cili së fundmi është bërë arenë e incidenteve, qoftë ato të protestuesve të revoltuar apo edhe të incidenteve që ndodhën në ndeshjen me Anglinë në këtë muaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tha: “Ndeshja vendoset nga FIFA sepse këto janë eliminatore të Botërorit. Ka afate për vendosjen e stadiumeve. Federata e Serbisë kishte vendosur që ndeshja të zhvillohej në Beograd, në stadiumin e Crvena Zvezda, por pas ndeshjes me Anglinë, ku ata, për shkak të situatës politike në Serbi dhe njerëzit në stadium nuk kishin shumë konflikt me anglezët, por me veten, kanë kërkuar nga ne dhe FIFA që të ndryshojnë vendin e organizimit dhe të shkojmë në Leskovc.

Ne e kemi pranuar këtë kërkesë.

Stadiumi është shumë i mirë, shumë i vogël, rreth 8 mijë vende.

Është më i kontrolluar dhe besoj se do jetë më i mirë nga pikëpamja organizative dhe për ta.

Është më mirë Leskovci, sepse nëse do ishte më keq ne do të insistonim që ta luanim në Beograd”.

Serbia dhe Shqipëria do të përballen mes vete më 11 tetor në Leskovc, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vokshi thirrje peleshit kerkojme gjitheperfshirje respektoni rregulloren 68c94bf56e753
Lajmi i mëparshëm

Vokshi thirrje Peleshit: Kërkojmë gjithëpërfshirje! Respektoni rregulloren

ovl takon ambasadoren kroate ia adresojne shqetesimet lidhur me specialen dhe trajtimin e ish krereve te uckse 68c94c6974e42
Lajmi i radhës

OVL takon ambasadoren kroate – Ia adresojnë shqetësimet lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-krerëve të UÇK’së

Të fundit nga

ShkoLartë