osmani ben homazhe per ushtaret e rene te natos mirenjohje e perhershme 69c2732e6c183

Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO’s: Mirënjohje e përhershme

March 24, 2026
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore dhe memorialit të ushtarëve të rënë të NATO-s në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Në përvjetorin e fillimit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, kujtojmë një nga momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne. Më 24 mars 1999, përballë një tragjedie njerëzore nga veprimi gjenocidal i Serbisë, aleanca ushtarake më e fuqishme e botës demokratike ndërmori veprime vendimtare për të ndalur mizorinë e regjimit kriminal. Ky ishte një akt që i dha fund një epoke të errët dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes.

“NATO air, just do it” mbetet simbol i thirrjes për veprim në mbrojtje të vlerave universale, një thirrje që u dëgjua dhe u përkthye në vendim dhe përgjegjësi historike. Mirënjohje e përhershme për gra e burra të NATO-s, të cilët qëndruan në anën e drejtë të historisë”, tha ajo.

Osmani shtoi se kjo ditë rikujton se liria dhe paqja kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm “dhe se, në momentet vendimtare, veprimi është ai që e përcakton historinë”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shteti te nderhyje rritja e cmimit te naftes reagojne operatoret e transportit 69c2731475515
Lajmi i mëparshëm

“Shteti të ndërhyjë”/ Rritja e çmimit të naftës, reagojnë operatorët e transportit

angellov mbeshtet sulmet e shba se dhe izraelit jemi befasuar nga qendrueshmeria e iranit 69c29aa1c5096
Lajmi i radhës

Angellov mbështet sulmet e SHBA-së dhe Izraelit: Jemi befasuar nga qëndrueshmëria e Iranit

Të fundit nga

ShkoLartë