Të nderuar miq!
Përfshirja ime aktive në proceset politike për herë të parë filloi në zgjedhjet parlamentare 2016 me Lëvizjen Besa. Pasi nga Besa u nda nji grup (tani AAA) vazhdova me ringritjen e strukturave të LB në degën e Kumanovës derisa arritëm të kemi struktura dhe aktivistë në gjitha lagjet dhe vendbanimet shqiptare.
Për të qenë i sinqertë deri në fund, pranova të jem kandidat për këshilltar komunal në zgjedjet e fundit. Kjo rezultoi të kemi një rezultat të kënaqshëm. Gjithë këto i kam bërë duke qenë i bindur se jam duke e bërë gjënë e duhur për të ardhmen e popullit dhe rinisë tonë.
Te LB e kisha parë atë grupim që më ngjallte shpresë se mund të bënim atë që nuk ishte bërë në politikbërjen e deritanishme. Që sadopak të kontribojmë në krijimin e kushteve që rinia jonë duke mos pasur shpresë mos tia mësyjë ikjes nga vendlindja. Të vendosim një frymë të re në politikbërje ku vendimet të merren me konsultim, ku nuk do të ketë padrejtësi por meritokracia të jetë kriter në përzgjedhje. Ku zyrtari do të jetë profesionist, i drejtë, i ndershëm dhe i pakorruptueshëm. Ashtu edhe ishte në fillim. Debatet ndonjëherë zgjatnin me orë por secili shprehte mendimin e vet dhe vendimi merrej me shumicë votash. Kur u anashkaluam nga blloku opozitar shqiptar, për t’i çuar proceset përpara pranuam të bëjmë një presedan në politikbërjen e deritanishme, ku për herë të parë një parti shqiptare bën koalicion parazgjedhor me një parti maqedonase me qëllim të vazhdohet diskursi euroatlantik i RMV. Ashtu edhe ndodhi dhe ne u bëmë pjesë e qeverisë. Në qeveri nuk shkonte aq lehtë sa pritnim po në fund arrihej deri te e duhura.
Me ardhjen në pushtet e pastaj rreth zgjedhjeve lokale e sidomos pas zgjedhjeve, për kohë të shkurtë ndodhën disa lëvizje kontroverse nga një pjesë e kryesisë (së ngushtë). U bënë ndryshime rrënjësore të qëndrimeve me vendimin e vetëm një grupi të vogël të kreut të LB. Ne tjerët si anëtarë të kryesisë qendrore dhe kuvendit qendror merrnim vesh nga rrjetet sociale e ndonjëherë edhe nga anëtarë të subjekteve tjera. Edhe pse shprehëm paknaqësitë tona, kjo nuk u morr fare parasysh.
Nga gjithë kjo dhe nga arsye tjera, duke qenë në pamundësi të kryej detyrën time për atë çka besoj unë se duhet një zyrtar i lartë partiak të bëjë, me keqardhje më duhet t’ju lajmëroj se më nuk do të jem pjesë e karavanit të Lëvizjes Besa.
Aktivitetin tim si këshilltar komunal do ta vazhdoj si i pavarur duke qëndruar besnik deri në fund premtimeve parazgjedhore, dhe atyre që më kanë dhënë përkrahjen nê këto zgjedhje. Me respektin më të madh.
I juaji Hulus Asipi