Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, tek i cili priten të merren disa vendime.
Këshilli Kombëtar pritet të zgjedhë kryetarin e këtij forumi, i cili është propozuar të jetë ish-kandidati për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.
Po ashtu edhe Enkelejd Alibeaj pritet të zgjidhet sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike duke zëvendësuar Gazment Bardhin. Po ashtu janë propozuar katër emra për nënkryetarët, ndërsa pritet votimi i tyre.
Ndërkohë, Jemin Gjana i njohur ndryshe si besnik i “thekur” dhe i dëshmuar i Bashës, pritet të jetë kryetari i Komisionit Zgjedhor.
Nënkryetarët:
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Orjola Pampuri
Roland Bejko.