Ja përse do të duhej të masturboni gjatë menstruacioneve

min lexim

Vetëm të menduarit që do të shikoni poshtë dhe t’i shihni duart tuaja me gjak, nuk është aspak pamje e këndshme. Megjithatë, kjo nuk do të duhej t’ju shkurtonte kënaqësinë në ato ditë të muajit

Meqë kapërceni bllokadën e parë, do të bindeni që vërtet është mrekulli dhe do të dëshironi që të kënaqeni përsëri dhe përsëri.

Askush nuk ju detyron në gjithë këtë, mirëpo merrni guximin, ja përse kënaqësia ju është e garantuar.

E para, nuk do të jetë e gjitha ashtu e bërë me njolla siç mendoni, sepse femra nuk lëshon shumë gjak gjatë menstruacioneve, vetëm prej 30 deri në 40 ml për të gjitha ditët. Është e vërtetë që pak do të përlyeni duart, por mundeni menjëherë lehtë t’i lani kur të përfundoni gjithë punën.

Gjaku i menstruacioneve nuk është i ndotur as i helmueshëm dhe është plotësisht i parrezikshëm për të duart tuaja.

Orgazma do të zbusë gjithë dhembjen e cila ju mundon në ato ditë. Vetvetiu do të ndiheni më shumë seksi, duke pasur parasysh që atëherë zakonisht jeni në humor të keq.

Të mos gënjehemi, shumica e femrave është e eksituar gjatë menstruacioneve, andaj përse atëherë të mos e përdorni gjithë atë potencial…

Përse ekziston probabiliteti i madh që do të përjetoni orgazmën si kurrë më parë. Gjithashtu ekziston edhe lajmi i mirë që menstruacionet me siguri do t’ju shkurtohen një ose dy ditë për shkak të kontraktimeve gjatë orgazmës.

Nuk do t’ju nevojitet kurrfarë lubrifikanti, posaçërisht është e mirë ndjenja kur të shihni që të gjithën e mbani në duart tuaja.

Pas gjithë kësaj, do të liroheni nga stresi, por kurrfarë efektesh të padëshirueshme nuk ka. Përveç mbase ndonjë pikë gjaku, gjë që do ta fshini nëse në veten keni vënë peshqir.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pentagoni thotë se afro 150 civilë ukrainas u vranë në dy javët e fundit

Story i radhës

Mediat nën “Diktaturën e Albinit”

Të fundit nga