ja per cfare dyshohet kapushevski dhe jahoski 67cf400403d13

Ja për çfarë dyshohet Kapushevski dhe Jahoski!

March 10, 2025
1 minut lexim

Ratko Kapushevski dhe Asmir Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko” vazhdojnë të jenë në staxionin e policisë në Kisella Vodë, ndërsa po hetohen për vepër penale “rrezikim të shëndetit të qytetarëve”, si dhe për “mashtrim” pasi kanë blerë dhe shitur mazut të rrezikshëm. Prokuroria ndërkohë thotë se të dyshuarve mund t’u shtohen veprat penale.

Byroja për Siguri Publike sot kishte nisur një aksion të koordinuar ndaj kompanive dhe individëve që kanë blerë mazutin, i cili rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Bëhet fjalë për një rrjet të ekspozuar të importuesve, të cilët në mënyrë ilegale kanë shpërndarë derivate me origjinë dhe cilësi të dyshimtë, e më pas kanë nxjerrë 10 miliardë denarë përmes marrëveshjeve fiktive të kredisë dhe shërbimeve të ndërmjetësimit.

Përndryshe, këto lëndë djegëse shpesh përmbajnë nivele të larta të sulfurit, metaleve të rënda ose komponimeve të tjera të dëmshme që mund të çojnë në ndotje serioze të ajrit dhe tokës. Sipas raportimeve nga disa institucione, disa mijëra qytetarë humbin jetën çdo vit dhe ndotja konsiderohet si një nga arsyet më të mëdha të emigrimit.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

abdixhiku cdo kandidate duhet te adresoj verejtjet ne institucionet perkatese 67cf40028e972
Story i mëparshëm

Abdixhiku: Çdo kandidatë duhet të adresoj vërejtjet në institucionet përkatëse

vrasesi i argjendarit eftimov pranon fajesine isha nen ndikim te droges 67cf430b06315
Story i radhës

Vrasësi i argjendarit Eftimov pranon fajësinë: Isha nën ndikim të drogës

Të fundit nga

Nisin homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Homazhet për tashmë të ndjerin Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë nisur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku që në orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë