Ja paria intelektuale dhe vizionare e BESËS! (FOTO)

May 11, 2022
1 minut lexim

Arjanit Hoxha, Adnan Azizi, Bastri Bajrami, Arafat Shabani, Nuredin Fetahi të shoqëruar nga disa persona të tjerë, janë ata që vendosin se në cilën anë do të shkojë Lëvizja Besa, shkruan politiko.mk

Personat e lartëpërmendur kanë krijuar një “parijë”. Pra, vendimet e tyre “intelektuale” realizohen pa diskutim në Lëvizjen Besa.

Vendimi i fundit i partisë së Kasamit të vendosur nga “parija” është koalicionimi me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën për të bllokuar Kuvendin, inciativë e cila po del të jetë e dështuar deri më tani sepse kuvendi është duke realizuar seancë të rregullt, pa pengesa.

Ky nuk ishte vendimi i vetëm, “parija” e udhëhequr nga Hoxha morr edhe vendim për të dalë nga Qeveria dhe koalicioni me LSDM-në për t’ju bashkëngjitur me iniciativën e VMRO-së dhe Levicës për rrëzim të Qeverisë, që gjithashtu si iniciativë doli të jetë e dështuar.

Deputeti që “prishi” lojën e Hoxhës dhe anëtarëve të tjerë, Kastriot Rexhepi dje në një prononcim për indeks.mk tha se brenda Besës ka shumë persona të mirë por fatkeqësisht vendimet merren nga disa persona që janë “pjesë” e kësaj “parije”, por të cilat sipas deputetit do ti sjellin dëm të madhë Lëvizjes Besa.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

AMD rifreskon kartat grafike desktop me frekuencë më të lartë

Story i radhës

Intel sfidon AMD me procesorët e performancës ekstreme për laptopët

Të fundit nga

ShkoLartë