Ja objektivi i Romës

January 3, 2023
1 minut lexim

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, ka folur për situatën te klubi verdhekuq, duke nisur nga zërat e javëve të fundit, se trajneri Jose Mourinho mund të drejtojë kombëtaren e Portugalisë. “Kur merr në detyrë një trajner si Mourinho duhet të jesh i përgatitur për çdo lloj thashethemi”, tha Pinto.

“Në këto 18 muaj nuk është hera e parë që kemi dëgjuar deklarata të tilla për trajnerin tonë, që e duan klube apo Federata të tjera si trajner.

Të gjithë e duan Mourinho. Gjithsesi, gjatë fazës përgatitore që në Algarve (Portugali) nuk patëm asnjë shpërqendrim nga puna jonë”, u shpreh më tej Tiago Pinto.

“Ne jemi marrë me përgatitjen e skuadrës, përmirësimi i formës së grupit dhe rikthimi te fitorja në kampionat. Unë jam portugez si Jose dhe sa herë që Portugalia ndryshon trajner flitet për Mourinho. Gjithsesi, ne synojmë të shkojmë përpara bashkë sa më gjatë të jetë e mundur”, tha Pinto.

Duke folur për objektivin e Romës këtë sezon, ai shton: “Falënderoj Mourinho, pasi shumë lojtarë e kanë parë atë si një motivues për të ardhur te Roma. Mbështetja dhe popullariteti i tij kanë qenë thelbësorë. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë një fazë të dytë të kampionatit shumë më të mirë”.

“Duhet të kualifikohemi në Champions League, që është objektivi ynë. E dimë që ka shumë konkurrencë, pasi luajmë edhe në Europa League, por nuk na mungon asgjë për t’ia dalë mbanë. Duhet maksimumi në çdo ndeshje, pasi shpesh çdo gjë vendoset me pak pikë”, tha Tiago Pinto.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Lorik Cana mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Story i radhës

Vdes Vladimir Kostov, anëtar nderi i AMSHA

Të fundit nga

ShkoLartë