ja momentet e sherrit ku u perfshi xhelal mziu nipi i tij dhe punonjesi i bashkise bulqize 680bbf6fa7048

Ja momentet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu, nipi i tij dhe punonjësi i bashkisë Bulqizë

April 25, 2025
1 minut lexim

Këto janë pamjet ku Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, në Bulqizë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një takimi elektoral, ditën e djeshme. Policia e Bulqizës ka referuar materialet në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Kalosh Murra është personi që kanë goditur Xhelal Mziu dhe nipi i tij. Murra është punonjës i bashkisë në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.

Disa persona i kanë thënë Mziut se nuk mund të dilnin në miting pasi kishin frikë se mos i hiqnin përkrahjen sociale. Më pas, në përfundim të mitingut ka ndodhur edhe incidenti.

Vetë Mziu tha se sherri ishte i provuar nga punonjësi Murra.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mucunski angazhimi yne per integrimin evropian duhet te pushoje se maturi nga kapaciteti i koncesioneve lidhur me ceshtjet kombetare 680bba04b4423
Story i mëparshëm

Mucunski: Angazhimi ynë për integrimin evropian duhet të pushojë së maturi nga kapaciteti i koncesioneve lidhur me çështjet kombëtare

kurti papa francesku do te mbahet mend si udheheqes i dashurise dhe paqes 680bc8fd0eb00
Story i radhës

Kurti: Papa Françesku do të mbahet mend si udhëheqës i dashurisë dhe paqes

Të fundit nga

ShkoLartë