Senegali u eliminua nga botërori Katar 2022, pas humbjes 3-0 ndaj Anglisë, duke mos u kualifikuar dot për në çerekfinale. Një rrugëtim i konsideruar pozitiv për ekipin afrikan, që nuk kishte në radhët e tij sulmuesin Sadio Mane, i dëmtuar pak ditë para fillimit të turneut.
Sulmuesi i Bayern Mynih, ka postuar një mesazh pas eliminimit të skuadrës së tij: “Të dashur vëllezër, luftuar me dinjitet deri në fund. Njerëzit janë shumë krenarë për paraqitjen tuaj në botëror. Fituat zemrën e të gjithë senegalezëve, duke i përfaqësuar e mbrojtur me nder ngjyrat e kombit tonë”.
“Duhet të vazhdojmë të mësojmë për të ardhmen, ndaj fat të mbarë. Do të shkojmë së bashku në kërkim të trofeve të tjerë”, shkruan Mane në rrjetet sociale.
Ai është kampion i Afrikës me kombëtaren e Senegalit. Edhe pse u përpoq të ishte në këtë botëror, Sadio mane nuk ia doli dot mbanë.