Ja kush pritet të jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në SHBA

1 minut lexim

Sekretari aktual i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov, duhet të jetë ambasador i ri i Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi për “TV24” presidenti Stevo Pendarovski.

“Sot ka arritur marrëveshja për Zoran Popov. Morëm pëlqimin e palës amerikane. Shpresoj se do të kemi një ambasador në Uashington deri në shtator”, tha Pendarovski.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka katër vjet e gjysmë që nuk ka ambasador në SHBA. Ambasadori i fundit i Maqedonisë në Uashington ishte Vasko Naumovski në periudhën 2014-2018.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

RMV dhe Shqipëria më afër se kurrë hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE

Story i radhës

Përplasja në provat zyrtare

Të fundit nga