ja kush emerohet ndihmes trajner i perfaqesueseve u19 dhe u18 te maqedonise se veriut ne volejboll 67ccd55b17d1e

Ja kush emërohet ndihmës trajner i përfaqësueseve U19 dhe U18 të Maqedonisë së Veriut në volejboll

March 9, 2025
1 minut lexim

Ish-volejbollisti Besim Rexha është emëruar ndihmës seleksionues i përfaqësueseve U19 dhe U18 të Maqedonisë së Veriut në volejboll për meshkuj. Ky është një hap i rëndësishëm për faktorizimin e trajnerëve shqiptarë në këtë sport dhe një tjetër sukses që vjen si rezultat i punës së palodhshme të nënkryetarit të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, Habil Ajeti, i cili po kontribuon në rritjen e rolit të shqiptarëve në federatë.

Rexha do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses U19, e cila do të udhëhiqet nga kryetrajneri Dejan Stojanov, me ndihmës të tij Vase Mihailov dhe Besim Rexha. Po ashtu, ai do të jetë në stafin teknik të përfaqësueses U18, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane për të Rinj (EYOF 2025), së bashku me trajnerët Atanas Milev dhe Vase Mihailov.

Të dyja përfaqësueset do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatet Ballkanike gjatë verës, ku pritet të garojnë me synime ambicioze.

Ky emërim konfirmon angazhimin dhe përkushtimin e Besim Rexhës në volejboll, si dhe tregon për përparimin e trajnerëve shqiptarë në strukturat e sportit në Maqedoninë e Veriut.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zjarri ne malet e decanit reagon bashkim ramosaj 67ccd559eb2f4
Story i mëparshëm

Zjarri në malet e Deçanit, reagon Bashkim Ramosaj

pelisteri rival i shkendijes 67ccd8d91e88e
Story i radhës

Pelisteri, rival i Shkëndijes

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë