Afati për dorëzimin e ofertave në thirrjen publike të Qeverisë për përzgjedhjen e kompanisë që do të marrë përsipër veprimtarinë e Balkan Energy Group përfundon nesër në orën 13.00.
Kompania e re do të ketë obligim të prodhojë, shpërndajë dhe furnizojë me energji termike konsumatorët në zonën e një pjese të qytetit të Shkupit, përkatësisht: Aerodromi, pjesë e Gazi Babës, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Qendër dhe Çair.
Për momentin, kandidati më serioz dhe i mundshëm për marrjen e biznesit është kompania shtetërore EMV, e cila do të ketë ofertën e saj në tender.
Shteti i hoqi licencat BEG këtë verë për shkak të moslikuiditetit financiar të kompanisë si pasojë e çmimit të lartë të gazit natyror.