Ja kur do të nis projekti për vendosjen e kamerave në rrugët e Prishtinës

December 17, 2023
min lexim

Tejkalimi i shpejtësisë në komunikacion dhe aksidentet e shpeshta që shpesh përfundojnë me lëndime e nga një herë edhe me fatalitet, janë rastet të cilat po vazhdojnë të ndodhin në rrugët e Prishtinës.

Njohësit e komunikacionit dhe Policia e Kosovës, vlerësojnë se vendosja e kamerave në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët tjera nacioanle, do të ndikonte në parandalimin e aksidenteve në trafik.

Vozitësi nga Prishtina, Nuhi Gashi tha se kamerat në komunikacion është dashur të vendosen qysh moti.

“Çdo vend me vendos kamera, kamera e nxjerrë vetveten se paguhet me dënime, me dënime nxjerrët kamera. Jo ishin pakësuar, ishin minimizuar se kamera është një gjë e cila nuk punon më të njohshëm në polici, Kosova e vogël, tri dënime të tij me i bërë i del i njohur, jo i vjen gjynah nganjëherë”, tha Gashi.

Po ashtu, vozitësi tjetër u shpreh se me vendosjen e kamerave, do të rritet edhe siguria në komunikacion.

“Po more, duhet edhe për shpejtësi, siguri, për të gjitha dhe ishin vetëdijesuar. Popullata ishte ndjerë më e sigurt, ndryshe është kur të shikon dikush”, tha vozitësi.

Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tha se shumica e aksidenteve në komunikacion ndodhin për shkak të mungesës së hulumtimeve të tyre.

Ai shtoi se vendosja e aparatëve fotografik në rrugë nacionale është parandalim i aksidenteve. Sipas tij, përpos policisë që matin shpejtësinë, edhe kamerat do të vepronin shpejtë dhe saktë, por për fat të keq Kosova nuk i ka.

E në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës, zëdhënësi, Baki Kelani theksoi se kamerat në komunikacion, do të ndihmonin policinë në aspektin e hetimit të veprave të ndryshme penale.

“Vendosja e kamerave si nga niveli i autoriteteve lokale apo nga niveli qendror, vlerësuar në aspektin e sigurisë, ndikon në mënyrë pozitive. Kjo do të kishte ndihmuar institucionet e sigurisë, si në aspektin parandalues, e po ashtu edhe në aspektin e hetimit dhe ndriçimit të kundërvajtjeve apo edhe të veprave të ndryshme penale”, tha Kelani.

Nga drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë për KP, se projekti për kamerat në komunikacion është në proces dhe shumë shpejt pritet të vendosen në rrugët e kryeqytetit.

Fushtica tha se në momentin që vendosen kamerat në komunikacion, ato do të monitorohen nga Policia e Kosovës dhe do të ndikojë në zbulimin e krimeve në komunikacion.

“Kjo do të arrijë në masë të madhe edhe në aspektin e parandalimit por edhe në aspektin e zbulimit të krimeve si në komunikacion, si në aspektin e krimeve të tjera që zhvillohet në komunikacion dhe do të arrijë ndjeshëm, jo vetëm sigurinë por edhe ndjenjën e sigurisë në kryeqytet” tha Fushtica.

Për realizimin e projektit të kamerave në Prishtinë, janë ndarë rreth 450 mijë euro. Projekt i cili do të duhej të përfundonte në nëntor të këtij viti, por se do të nis në vitin 2024.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kina preket nga i ftohti polar, shënohen temperatura të ulëta rekord

Story i radhës

Vëllau i Ali Ahmetit propozon Elita Mashën kandidate për deputete?!

Të fundit nga

Në Parlament do të ketë pyetje deputetësh

Kuvendi sot do të mbajë mbledhjen e 21-të, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Një seancë e tillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit gjatë muajit. Sipas Rregullores

Mot i mirë sot, ngriten temperaturat maksimale

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me
ShkoLartë