Kombëtarja e Francës është kualifikua në finale pasi mposhti sonte në gjysmëfinale të Kupës së Botës skuadrën marokene me rezultat 2:0.
Argjentinasit, të cilët dje mundën Kroacinë (3:0), presin në finale francezët.
Do të jetë një mundësi për argjentinasit që të hakmerren ndaj francezëve për humbjen në Rusi katër vite më parë (4:3).
Argjentinasit do të kërkojnë titullin e tyre të parë që nga viti 1986, ndërsa francezët synojnë të mbrojnë titullin.
Finalja e madhe është caktuar për të dielën në stadiumin Lusail, me fillim nga ora 16:00. Ndeshja për vendin e tretë luhet të shtunën ndërmjet Kroacisë dhe Marokut.
Kujtojmë se Kroacia dhe Maroku janë përballur në këtë Botëror dhe u ndanë baras (0:0) në kuadër të grupit.