Skuadra nikoqire e FC Ballkanit ka njoftuar se të gjithë ata tifoz që janë të interesuar ta përcjellin ndeshjen midis FC Ballkanit dhe FC Shkupit, me biletë mund të pajisen edhe sot, duke filluar nga ora 15:00 në qendër të Prishtinës.
1000 biletat e fundit nga tabori i skuadrës nga Suhareka, njoftojnë se gjithë të interesuarit mund ti blejnë pranë “NeëBorn” në Prishtinë.
Kujtojmë për këtë ndeshje ka një interesim të jashtëzakonshëm, teksa një numër i madh tifozësh pritet të arrijnë edhe nga Shkupi.
Ndeshja midis FC Ballkanit dhe FC Shkupit mund të konsiderohet historike për të dyja skuadrat, kjo pasi skuadra fituese do të siguronte një vend për në grupet e Ligës së Konferencës.
Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë starton në ora 20:00, ndërsa Ballkani futet me epërsinë 2:1, pas asaj fitore në ndeshjen e parë “play-off” në Shkup. (infOSport.mk)