Ja Kombëtarja që do Ronaldo në finalen e Katarit

November 16, 2022
1 minut lexim

Cristiano Ronaldo, i cili po përgatitet për eventin e madh të futbollit, ka hyrë në ritmet e Botërorit.

“CR7” foli për LiveScore dhe zbuloi se një finale mes Portugalisë dhe Brazilit do të ishte një ëndërr e realizuar. “Kupa e Botës është kompeticioni më i vështirë në botë.

Unë ëndërroj për të. E di që do të jetë e vështirë, por ëndrrat janë falas, prandaj ëndërroj gjatë gjithë kohës. Bëj shaka me Casemiron dhe i them se finalja do të jetë Portugali-Brazili. Wow, kjo do të ishte një ëndërr. Sipas meje, ndoshta do të ishte Botërori më i mirë”, tha ai fillimisht dhe vazhdoi:

“Moti nuk është problem për mua. Ne jemi gati, si lojtarë profesionistë mund të luajmë në çdo kushte, për mua do të jetë më mirë, sepse preferoj motin e ngrohtë, kështu që nuk është problem i madh.

Ndjehem mire. Është interesante që është në mes të sezonit, është një sfidë, ndryshe, por për mendimin tim mendoj se do të jetë mirë. Jam shumë i emocionuar, do të jetë Botërori im i pestë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Selektori i Kosovës: Duhet të presim dhe të shohim

Story i radhës

“Mesazhi i dyfishtë” austriak, kancelari në Beograd, Osmani ftohet nga Presidenti në Vjenë

Të fundit nga

Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes

Kultivuesit e Lakrave sivjet janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore, kjo për faktin se këtë vit ato kanë pasur një çmim pothuajse trefish më të lartë krahasuar me vitet paraprake.

Pesë të vdekur nga zjarri në LA

Zjarret vazhduan të tërbojnë mbi më shumë se 27,000 hektarë në Kaliforninë Jugore, ndërsa ekuipazhet luftuan me flakët dhe më shumë se 150,000 njerëz u evakuuan, përcjell Bota sot. Të paktën pesë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë
ShkoLartë