Sot me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Stamford Bridge” kampioni evropian Chelsea do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër skuadrës së Brentfordit, e vlefshme kjo për xhiron e 31 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit në kuadër të kësaj lige, Chelsea e mposhti me rezultat minimal 1:0 Newcastle United, kurse Brentfordi u mposht me rezultat të ngushtë 2:1 nga Leicester.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 29 pikë, ku Chelsea zë vendin e tretë me gjithsej 59 pikë, krahas Brentfordit që renditet në vendin e 15 me 30 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Chilwell dhe Hudson-Odoi, kurse te Brentfordi do të mungojnë Dasilva dhe Jeanvier.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; Alonso, Kante, Mount, Loftus-Cheek; Ziyech, Havertz; Werner
Brentford (4-5-1): Raya; Ajer, Jansson, Pinnock, Henry; Norgaard, Janelt, Eriksen, Roerslev, Mbeumo; Toney