Ja deri ku Papraniku e ka çuar Grubin dhe ku kanë pirë kafenë e fundit?

December 24, 2024
1 minut lexim

Sipas “Fokus“, biznesmeni dhe Konsulli i Nderit i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Arsim Papraniku ka dhënë një deklaratë në polici se më 15 dhjetor ka dërguar me makinë ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në Tiranë, ku kanë pirë kafe dhe e kanë lënë në një hotel pranë stadiumit.

Por edhe disa anëtarë të qeverisë dhe disa institucione kanë informacione jozyrtare se Grubi po qëndron pranë detit Adriatik, në afërsi të Durrësit. Më saktësisht, sipas bashkëbiseduesve tanë bëhet fjalë për fshatin turistik Hamallaj buzë bregdetit. Se Grubi gjendet në Shqipëri ka nënvizuar edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

“Sipas informacioneve ai nuk ndodhet në Kosovë, është në Shqipëri. Por kjo nuk ka rëndësi, duke ikur ai provoi fajin dhe për këtë arsye u arratis jashtë vendit. Mendoj se sot, nesër apo pasnesër ai një ditë do të përballet me drejtësinë”, theksoi Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Industria kripto pret mbështetje nga Trump që në ditën e parë të inaugurimit si president

Story i radhës

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë
sqmken
ShkoLartë