Mëmësia thuhet se të ndryshon totalisht jetën dhe qasjen ndaj saj. Ajo është punë me kohë të plotë për çdo grua, përtej përgjegjësive të tjera, ndaj këtu hyn në lojë edhe horoskopi. Astrologët thonë se secila shenjë, rrjedhimisht edhe nënë, ka karakteristikat e saj që e përcaktojnë disi nga renditja e planeteve dhe yjeve në kohën kur ka ardhur në jetë.
Por kjo nuk do të thotë se yjet na tregojnë se disa gra janë nëna më të mira se të tjerat. Secila prej tyre është unike. Por sipas astrologjisë, ka tre shenja që dallojnë pak më tepër se të tjerat si më të motivuarat nga mëmësia.
Demi
Ato përfaqësojnë qëndrueshmëri dhe shumë butësi. Shumë të dashura dhe të dhëna pas fëmijës, nëna Dem krijon një parajsë për fëmijën dhe e rrit atje.
Gaforrja
Gaforrja është shenja më e prirur për t’u bërë nënë. Gratë Gaforre janë shumë të përkushtuara dhe kur sjellin në jetë një fëmijë, ia dedikojnë jetën me vetëmohim.
Virgjëresha
Virgjëresha njihet si një nga shenjat më “strikte”, të organizuara dhe disiplinuara. Sigurisht që një pjesë të madhe të kohës dhe energjisë do ia dedikojnë fëmijës, me motivimin për t’i bërë sadopak si vetja.
Burimi: botasot.info