AS Roma është krenaria e futbollit italian në Europë. “Verdhekuqtë” janë i vetmi ekip italian që nga sezoni 2017-18 që arrin në fazën çerekfinale të një kompeticioni europian tri herë.
Të gjitha skuadrat e Serisë A janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa Atalanta u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës Europa.
Skuadra tjetër që mban lart flamurin italian në Europë është AS Roma, që ka shmangur kohën shtesë pasi ka mundur me rezultatin e përgjithshëm 2-1 Vitese-n në Ligën e Konferencës, falë një goli në minutën e fundit të Tamy Abraham.
Kjo e ka bërë AS Roma-n skuadrën e vetme italiane që ka arritur një çerekfinale në kompeticionet europiane për herën e tretë që nga sezoni 2017-18.
“Verdhekuqtë” kanë qenë mes tetë më të mirave të Ligën e Kampionëve, në sezonin 2017-18, LIgën Europa në 2020/21 dhe Ligën e Konferencave në sezonin 2021/22.