Ja çfarë i dhuroi Vullnet Ameti zëvendëskryeministrit të parë Grubi

March 1, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka pritur në takim ish Rektorin e Universitetit të Tetovës, aktualisht Prorektor për arsim, Vullnet Ametin.

Ahmeti me këtë rast i ka dhuruar Grubit një dhuratë shumë të çmuar, Monografinë e Universitetit të Tetovës (1994/1995-2004/2005) si retrospektivë e rrugëtimit për themelimin dhe zyrtarizmin e vatrës sonë të dijes, momente këto të përjetësuara me shumë kujdes në 15 kapituj me 295 materiale burimore.

Grubi ka përgëzuar Ametin për angazhimin e tij si kryeredaktor i kësaj vepre që tashmë do të zërë vend të posaçëm në bibliotekat tona dhe të shumë brezave pas nesh si përkujtues më i mirë i rolit të universitetit tonë të parë në vend.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BFI dënon agresionin rus në shtetin e Ukrainës.

Story i radhës

Petrovska: Maqedonia do t’i hap dyert për refugjatët nga Ukraina

Të fundit nga

ShkoLartë