Më 19 shkurt, në shtëpinë e Utah Jazz (Salt Lake City), do të zhvillohet evendi i madh i “Asll Star Game” në basketboll. Votimi për të përzgjedhur basketbollistët më të mirë në NBA ka kohë që ka nisur, ndërkohë që të gjithë të apasionuarit kanë kohë deri më 21 janar për të dhënë votën e tyre.
Deri më tani, basketbollisti më i votuar mbetet LeBron James, me 4.8 milionë vota, ndjekur nga Kevin Durant me 4.5 milionë vota e Giannis Antetokounmpo me 4.4 milionë vota. I pari luan në Perëndim, ndërsa dy të tjerët në Lindje, çka do të thotë se dy më të votuarit në secilën Konferencë do të jenë edhe kapitenët e skuadrave.
Konferenca e Perëndimit
LeBron James (Lakers), 4.8 mln vota
Stephen Curry (Warriors), 3.9 mln vota
Luka Doncic (Dallas), 3.6 mln vota
Nikola Jokic (Denver), 3.4 mln vota
Anthony Davis (Lakers), 2.9 mln vota
Konferenca e Lindjes
Kevin Durant (Brooklyn), 4.5 mln vota
Giannis Antetokounmpo (Bucks), 4.4 mln vota
Jayson Tatum (Boston), 3.2 mln vota
Joel Embiid (Philadelphia), 3.2 mln vota
Kyrie Irving (Brooklyn), 3.1 mln vota