​Ja arsyet pse Milani e do me çdo kusht Armando Brojën

October 23, 2022
1 minut lexim

Milani ka hapur bisedimet me agjentët e Armando Brojës dhe nuk është çudi që ata janë të interesuar për sulmuesin e talentuar të Chelseat.

“Blutë” thuhet se kanë vendosur një çmim prej 35 milionë euro për sulmuesin 21-vjeçar, një çmim i përballueshëm për skuadrën italiane që ende kërkon një qendërsulmues që premton qëndrueshmëri për më shumë vite. Lëndimet këtë sezon kanë bërë që Milani të mbështetet shumë te sulmuesi veteran Olivier Giroud dhe është e qartë se klubi duhet të zgjidhë situatën në afatet e ardhshme kalimtare.

Broja e kaloi sezonin e kaluar si huazim në Southampton, ku shënoi nëntë gola në 38 paraqitje, dhe së fundmi nënshkroi një marrëveshje të re gjashtëvjeçare me Chelsean pas kthimit në verë. Ai ka mungesë minutazh në skuadrën londineze këtë sezon, duke luajtur vetëm 165 minuta në Premier Ligë në tetë ndeshje.

Sulmuesi shqiptar në dukje do të ishte i përshtatshëm për skuadrën e Milanit të drejtuar nga trajneri Stefano Pioli. Broja është fizikisht i përgatitur, është 1.91 m i gjatë, ka përfundim të mirë para golit dhe është inë rritje të formës. Ai është gjithashtu shumë i fortë në ajër, i shpejtë me topin në këmbë dhe i gatshëm të ndihmojë në mbrojtje.

Milani mund të humbasë dyshen Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic në verë, kur kontratat e tyre skadojnë, gjë që do t’i linte ata me vetëm Divock Origi dhe Marko Lazetic në fazën e sulmit.

Pioli ka dëshmuar aftësinë e tij për t’i zhvilluar dhe për t’u besuar lojtarëve të rinj dhe Broja i përshtatet në mënyrë të përkryer këtij modeli, duke e bërë atë një opsion tepër tërheqës për kuqezinjtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

RMV, progres i kufizuar në lirinë e shprehjes – gazetarët në kushte të vështira socio-ekonomike, sulmet fizike ndaj tyre të pazgjidhura

Story i radhës

Sot maratona e Tiranës

Të fundit nga

ShkoLartë