J.Lo dhe Ben Affleck shfaqen për herë të parë në tapetin e kuq si çift i martuar

Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i ri Ben Affleck bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq së bashku si çift i martuar mbrëmë, duke u kombinuar me veshje të zeza në Ralph Lauren Spring 2023 Fashion Experience.

J.Lo veshi një fustan me mëngë të gjata me vija, duke nxjerrë në pah dekoltenë teksa pozoi me Affleck. Këngëtarja e kombinoi fustanin e saj Ralph Lauren me taka të zeza Christian Louboutin dhe me rreth 30,000 dollarë bizhuteri Jacquie Aiche. Ajo i shtoi veshjes një kapelë të zezë.

Ndërkohë, Affleck ishte veshur me një kostum të zi Ralph Lauren, bashkë me një këmishë dhe kravatë të zezë.

Të dy u ulën në rreshtin e parë mes Diane Keaton dhe Jessica Chastain për shfaqjen e modës, duke u bashkuar me të famshëm të tjerë si Mindy Kaling, Laura Dern, Lily Collins dhe Sylvester Stallone.

Ralph Lauren ka një vend të veçantë në jetën e çiftit të porsamartuar, pasi të dy kishin veshur dizajnet e tij për dasmën e tyre në gusht.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Demiri: Zhvillimet në BDI, si serialet turke që nuk kanë fund

Story i radhës

Kancelari gjerman Scholz bën thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga