Izraeli do ta shtyjë grupin libanez Hezbollah përtej lumit Litani në Libanin jugor, u zotua sot ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, transmeton Anadolu.
Duke folur gjatë një takimi me krerët e vendbanimeve kolone pranë kufirit me Libanin, Gallant tha se kjo mund të arrihet ose përmes marrëveshjeve politike ndërkombëtare ose, nëse është e nevojshme, përmes veprimeve ushtarake, raportoi gazeta Yedioth Ahronoth.
“Ne synojmë të rivendosim sigurinë për banorët nëpërmjet një marrëveshjeje politike ndërkombëtare për të shtyrë Hezbollahun përtej Litanit, në përputhje me Rezolutën 1701 të OKB-së”, tha ministri.
Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bën thirrje për një ndërprerje të plotë të armiqësive dhe tërheqjen e Izraelit nga Libani jugor.
Nuk ka pasur asnjë koment nga Hezbollahu në lidhje me deklaratat e ministrit izraelit të mbrojtjes.
Tensionet kufitare vijnë në mes të ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës në përgjigje të një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.