Ushtarët gjetën dhe shkatërruan një tunel më shumë se një kilometër të gjatë në Gazën veriore, njoftuan të martën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Tuneli, i vendosur në zonën e Beit Lahia, përmbante një pistë për transportin e pajisjeve, infrastrukturë të gjerë elektrike si dhe armë.
Ushtria tha se inxhinierët luftarakë zbuluan tunelin bazuar në informacionin e inteligjencës.
Më herët të martën, IDF njoftoi se eliminoi Ahmed Wadiyya, i cili komandonte një njësi të Hamasit përgjegjës për masakrën e 7 tetorit në Moshav Netiv HaAsara. Waddiya dhe shtatë terroristë të tjerë u vranë në një sulm ajror në qytetin e Gazës gjatë natës.
Të paktën 1200 njerëz u vranë dhe 252 izraelitë dhe të huaj u morën peng në sulmet e Hamasit ndaj komuniteteve izraelite pranë kufirit të Gazës më 7 tetor. Nga 97 pengjet e mbetura, më shumë se 30 janë shpallur të vdekur. Hamasi gjithashtu ka mbajtur robër dy civilë izraelitë që nga viti 2014 dhe 2015, dhe trupat e dy ushtarëve të vrarë në vitin 2014.
Burimi: botasot.info